Aksidentet në kryqëzimin e Blinishtit përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër janë paralajmëruar që në Shkurt të këtij viti.
Sot numërohen 10 viktima e dhjetëra të plagosur, por kjo nuk ka mjaftuar që Autoriteti Rrugor Shqiptar të ndërhyjë.
Dy viktimat e aksidentit të së enjtes nga përplasja e dy mjeteve vetëm sa rëndojnë bilancin në këtë kryqëzim kaq të rrezikshëm.
Banoret e zonës kishin kërkuar të ndërhyhej dhe gjithçka pas vendosjes së mbrojtësve anësore të rrugës në këtë kryqëzim.
Administratori i Blinishtit thotë se i ka dërguar një shkresë që prej muajit shkurt Autoritetit Rrugor, duke e paralajmëruar për atë çfarë do ndodhte, por ky institucion ka heshtur.
"I kemi bërë kërkesë ARRSH për sinjalistikën dhe mbajtëset anësore të rrugës. Lidhur me zgjerim e kryqëzimit nuk kemi marrë përgjigje, për sinjalistikën po.