Report TV - iranë, përfundojnë punimet te ish-ATSH, Veliaj falenderon punëtorët

Report TV 2016-09-27

Views 0

Një tjetër bllok i rikualifikuar banimi, në rrugën ?Fadil Rada?, i është shtuar Tiranës. Tetë mijë banorë pranë zonës që njihet si ish-ATSH-ja, tashmë kanë ambiente çlodhëse, lulishte, një kënd lojërash për fëmijët dhe transformim të plotë të infrastrukturës rrugore e nëntokësore.

Ky bllok banimi është pjesë e projektit të Bashkisë së Tiranës për transformimin e rreth 50 lagjeve të qytetit. Pasi inspektoi punën e kryer nga Ndërmarrja nr. 2 e Qytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu falenderimin e tij për punonjësit e bashkisë, të cilët e përfunduan projektin vetëm në 8 javë punë.

Share This Video


Download

  
Report form