Report TV - Veprimtaritë Prodhuese: 'Ok' mbetjeve, të enjten në Kuvend

Report TV 2016-09-27

Views 2

Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar këtë të martë, projektligjin për importin e mbetjeve urbane. Miratimi i ligjit është bërë edhe me konsensusin e disa prej deputetëve të opozitës. Vetëm Mimoza Hajdarmataj dhe Irma Kopliku të PD-së, nuk kanë votuar pro ligjit.

Do të jetë Kuvendi në seancën plenare të ditës së enjte që do të votojë dhe miratojë ligjin e shumëdiskutuar, të cilit iu bënë disa ndryshime pas kthimit të dekretit nga Presidenti Nishani, dhe kontestimeve të shprehura nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Share This Video


Download

  
Report form