Report TV - Prenga i përgjigjet PD: S’më zgjodhi Berisha, të enjten jam në Kuvend

Report TV 2016-02-24

Views 0

TIRANË - Deputeti i Lezhës, Armando Prenga do të jetë të enjten në punimet plenare të Kuvendit, përpos ngritjes së zërit nga ana e opozitës se kjo gjë është e papranueshme, sa mund të sillte bojkotin e PD-së. I kontaktuar nga ?Shqiptarja.com?, deputeti Prenga tha se do të marrë pjesë në jetën parlamentare normalisht, dhe për këtë nuk mund ta ndalojë askush, pasi ai është zgjedhur nga qytetarët e Lezhës dhe jo nga Berisha. ?Do të marr pjesë në punimet e Kuvendit ditën e enjte dhe do të jem çdo ditë rregullisht në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Unë do të vij të përfaqësoj qytetarët e mi të cilët më kanë zgjedhur.

Mua më kanë zgjedhur banorët e Lezhës, dhe jo Sali Berisha?,-tha Armando Prenga. Ai u përgjigjet akuzave të opozitës me një rast paralel, duke u kujtuar kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, që sipas tij, vijon të jetë në detyrë dhe pse është i dënuar me burgim për shpërdorim detyre. Sipas Prengës, ky është një standard i dyfishtë i përdorur nga Partia Demokratike. ?PD po sillet me standard të dyfishtë. Ajo në të vërtetë i trembet reformës në drejtësi, dhe sulmon personin tim për të përbërë kauzë.

Unë nuk jam dënuar akoma nga gjykata. Nuk ka asnjë vendim fajësie ndaj personit tim. Standardi i dyfishtë i opozitës është pikërisht kryebashkiaku demokrat i Kamzës. Xhelal Mziu është akoma në detyrë edhe pse është dënuar me burg nga gjykata për shpërdorim detyre. PD duhet të shohë fillimisht nga vetja, të largojë Xhelalin dhe pastaj të merret me mua?,-tha Prenga. Deputeti i Lezhës është i qartë se si do të veprojë, nëse ndaj tij, Gjykata e Lartë jep dënim për procesin në të cilin po gjykohet, lidhur me një përplasje me armë ndodhur vitin e shkuar në Kurbin mes familjeve Prenga dhe Cali. ?Nëse gjykata do të më dënojë, unë do të kërkoj ndjesë publike dhe do të dorëzoj mandatit.

Share This Video


Download

  
Report form