Report TV - Vdekja e shtatzënës, 'mjekimi i pakujdesshëm' akuza për mjekët

Report TV 2016-09-27

Views 4

Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje të reja për ndalimin e dy mjekëve të maternitetit "Koço Gliozheni", pas vdekjes në spital të 35-vjeçares në muajin e nëntë të shtatzënisë, Aida Çajka.

Një natë më parë, organi i akuzës së kryeqytetit, nxori urdhër ndalimi për mjekët H. K., 47 vjeç si dhe D. D., 45 vjeç, pasi, në bazë të materialit hetimor të deritanishëm, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale ?Mjekim i pakujdesshëm?.

Në njoftimin e Prokurorisë përshkruhet edhe kalvari i nënës shtatzënë Aida Çajka në tre spitale.

"Ne daten 16.09.2016 rreth ores 05.00 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik ?Koco Glozheni? është konstatuar vdekja e pacientes A. C. dhe e fëmijës së saj seksi femër.

Share This Video


Download

  
Report form