Report TV - Vdekja e nënës shtatzënë,mjekët: U vonua diagnoza, do shpëtonte

Report TV 2016-09-27

Views 2

Një ditë pas vdekjes së Aida Çajkut dhe fëmijës së saj, mjekët në maternitetin "Koço Gliozheni" refuzojnë të flasin. Asnjë në këtë maternitetin nuk pranon të shpjegojë se përse 35-vjeçarja nuk u fut direkt në sallën e operacionit, por u transportua nga njëri spital në tjetrin.

Report TV kontaktoi me disa nga mjekët, të cilët jashtë kamerave shpjeguan arsyen pse nëna humbi jetën bashkë me fëmijën e pa lindur.

?Nuk dimë ta shpjegojmë me saktësi, pasi kanë qenë mjekë të tjerë që janë kujdesur por mund të themi që ajo mund të kishte shpëtuar, nëse në fillim do përcaktohej diagnoza dhe të futej menjëherë në sallën e operacionit, normalisht nëna do shpëtonte, por fëmija jo?, - thotë njëri prej mjekëve në maternitetin "Koço Gliozheni".

Edhe mjekë të tjerë konfirmojnë se përcaktimi diagnozës, që në momentin e parë kur ka mbërritur në maternitet Aida Çajku, do shmangte tragjedinë.

?Transporti nuk duhej lejuar, por duhej të kërkohej një mjekë kardiolog, ose mjek specialist tjetër, për të përcaktuar diagnozën në maternitet. Transporti në një gjendje siç ishte pacientja, nuk duhej lejuar.

Share This Video


Download

  
Report form