Report TV - Kalon semaforin me të kuq, gjobitet shoferi:Të thash,më vjen keq

Report TV 2016-09-27

Views 2

Vijon në të gjithë vendin zbatimi me rigorozitet nga ana e Policisë Rrugore, aplikimi i masave ndëshkuese për shkelësit e nenit 170 të Kodit Rrugor.

740 qytetarë të ndëshkuar gjatë 24 orëve të fundit me masë administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Vijon puna nga Policia Rrugore në të gjithë vendin për zbatimin me rigorozitet të nenit 170 të Kodit Rrugor ku po aplikohen masat e reja administrative që parashikon ky nen i Kodit Rrugor, por jo vetëm për këtë nen por për të gjitha shkeljet dhe konkretisht:

Gjatë ditës së djeshme datë 16.09.2016 janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 2.102 masa administrative.

Janë arrestuar 2 drejtues mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej 108 Leje Drejtimi, nga këto 17 për alkool, 80 për shpejtësi dhe 11 për semafor e shkelje të ndryshme.

Janë vendosur 53 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse

44 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit

Si dhe 266 masa administrative për shpejtësi.

Si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS