Deputeti socialist, Sadri Abazi, u shpreh se e priste fitoren e kandidatit të ASHE, Muharem Rama, në bashkinë e Dibrës. Ai tha se PD ishte 8 vjet në pushtet dhe nuk bëri asgjë për Dibrën.
Ai tha gjithashtu se edhe Sherefedin Shehu ishte prej 3 vitesh deputet, ish-zv/ministër i Financave në qeverinë e PD e sërish kontributi për dibrën mungoi.
"E prisja rezultatin, pasi PD ishte në qeverisje prej 8 vitesh në qeverisje dhe nuk bëri asgjë. Lulzim Basha deklaroi se ishte dibran dhe në fshatin e tij fitoi Muharem Rama.
Z.Bumçi e uroi z.Rama, por ne i tham që të urojë edhe kryeministrin Edi Rama", u shpreh Abazi.