Report TV - Mbyllet procesi në Dibër, votuan 53%, vazhdon dorëzimi i kutive

Report TV 2016-09-27

Views 0

Zyrtarisht ka përfunduar në Dibër procesi i votimit, por në ato qendra ku ka ende votues që janë në radhë procesi do të vazhdojë. Në qendrat ku është mbyllur procesi i votimit ka nisur transporti i kutive në KZAZ numër 19 në Dibër.

Deri tani janë mbyllur qendrat e votimit 11-42, 11-42/1, ndërsa kanë mbërritur 2 kutitë e para nga Maqellara. Pas transportit të kutive të fundit, që sipas të parashikimeve do të jenë nga Lura, do të nisë procesi i numërimit.

Në këtë garë kandiduan Muharrem Rama i Aleancës për Shqipërinë Europiane kandidat i cili ishte i pari në listë dhe mban numrin 1 në fletën e votimit si dhe Sherefedin Shehu i Aleancës për Punë dhe Dinjitet i cili është i dyti dhe mban numrin 2 në fletën e votimit.

Kandidati i majtë, Rama votoi rreth orës 10:00 në shkollën "Salim Alliu". Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ndërsa në një prononcim për mediat pas votimit, Rama është shprehur se për të është një ditë emocionuese. Gjithashtu ai i ka kërkuar dibranëve të votojnë masivisht ditën e sotme.

Pas kandidatit të ASHE, pritej që të votonte edhe kandidati i djathtë, Sherefedin Shehu, por ky i fundit ka komunikuar zyrtarisht se nuk do mund të votojë për shkaqe teknike, pasi nuk ka arritur që të regjistrohet në kohë në Dibër. Gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, Shehu tha se për të do të votojë e gjithë Dibra.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, i cili po ndjek nga afër procesin zgjedhor në Dibër, informoi se Shehu ka transferuar rezidencën e banimit nga Tirana në Dibër, por vonesat e shkaktuara në regjistrim, kanë bërë që ai të mos përfshihet në listën e zgjedhësve.

Share This Video


Download

  
Report form