Zyrtarisht ka përfunduar në Dibër procesi i votimit, ndërsa kanë votuar 60% e popullsisë. 2 orë pasi mbërritën në KZAZ numër 19 të gjitha kutitë e votimit, ka nisur edhe procesi i numërimit të vota për të bërë publik edhe verdiktin e popullit dibran.
Janë 33 978 vota për t'u numëruar dhe nëse procesi vijon pa ndërprerje, zbardhja e rezultatit pritet të bëhet në një kohë relativisht të shkurtër.
Të fundit që iu bashkuan kutive të tjera, janë 3 kutitë e Lurës, zona më e largët nga qyteti i Peshkopisë.
Procesi i dorëzimit të kutive ka qenë i qetë dhe pa incidente, ndërsa pas përfundimit të procesit të votimit dy partitë PS dhe PD kanë shpallur fitoren.
Në këtë garë kandiduan Muharrem Rama i Aleancës për Shqipërinë Europiane kandidat i cili ishte i pari në listë dhe mban numrin 1 në fletën e votimit si dhe Sherefedin Shehu i Aleancës për Punë dhe Dinjitet i cili është i dyti dhe mban numrin 2 në fletën e votimit. - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/gara-e-dibr-spjes-marrja-60-nis-num-rimi-jan--33-978-vota-374195.html#sthash.s2IPmF6a.dpuf