Shtatë muaj më parë në nisje të procesit të konsideruar Dosja Cez-Dia Romeo Karaj personi që shihni në këto pamje paralajmëronte surpriza.
Asokohe në emër të OSHE ai paraqiti dhe një padi dëmshpërblimi në vlerën e 8 milion eurove shifër të cilën duhet ta paguante Kastriot Ismailaj.
Padia nuk u bë pjesë e këtij procesi, ndërsa sot 7 muaj më pas ku Ismailaj akuzohet nga shteti për vjedhje me pasoja të rënda dhe mashtrim Romeo Karaj është në rolin e dëshmitarit.
Siç dhe shihni në pamje në hyrje të gjykatës ai është i rrethuar nga forcat e repartit të mbrojtjes së dëshmitarëve.
Ende nuk ka një reagim të vetë Karaj nga se ndihet i kërcënuar pas 7 muajve ku fillimisht u paraqit në gjykim i pa mbrojtur.
Ndërsa i pyetur nga Report Tv jashtë gjykate ai u shpreh se do të flasë pasi të jap dëshminë e tij para togave të zeza.
Këtë të Premte Karaj nuk mundi të dëshmojë dhe pse ishte i pranishëm në seancë.
Shkak u bë shtyrja e gjyqit pasi i pandehuri Kastriot Ismailaj pretendoi se në kafazin tashmë me xham të blinduar ai s'mundet të dëgjonte asgjë që thuhej në sallë.
Gjykata pranoi të shtyjë seancën për të sistemuar sistemin audio në sallë çka në kushtet aktuale ishte e pamundur dëgjimi i palëve.