Nuk ka gjyqtarë, vijon që të shtyhet seanca në Apel për Shullazin, KLGJ letër Kuvendit

Report TV 2020-02-21

Views 0

TIRANE-Shtyhet sërish gjyqi kundër Emiljano Shullazit dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij në Gjykatën për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin. Sot seanca u shty për shkak të mosformimit të trupës sepse ishte e pranishme vetëm gjyqtarja Albana Boksi. Këshilli i Lartë Gjyqësor ende nuk është shprehur nëse Etleva Temo dhe Artur Kalaja që janë nga Apelet e rretheve mund të gjykojnë si anëtar të Gjykatës së posaçme të Apelit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor në 31 dhjetor të 2019 i ka kërkuar një letër Kuvendi, qeverisë, ministrisë së Drejtësisë, Komisionit të Ligjeve dhe Euralius për të gjetur një zgjidhje, pasi nga 61 gjyqtarë që duhet të ketë Apeli, ka vetëm 20, pasi të tjerët, 38 janë shkarkuar dhe 3 u kanë mbaruar mandatin.

?Aktualisht, numri i përgjithshëm i gjyqtarëve në detyrë në gjykatat e Apelit është 63, ndërsa në janar 2020, ky numër do të jetë 61, pasi Këshilli do të duhet të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për dy gjyqtarë, të cilët në dhjetor 2019 kanë dhënë dorëheqjen nga detyra. Pra, gjatë periudhës së zbatimit të procesit të rivlerësimit kalimtar në gjykatat e apelit janë krijuar edhe 38 pozicione të lira, që bashkë me 3 pozicionet që kanë qenë të lirë në momentin e fillimit të procesit, në total bëjnë 41 pozicione të lira? thotë KLGJ.

Gjyqtarët që janë pjesë e gjykatës së posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar i janë nënshtruar ligjit të posaçëm. Të gjithë gjyqtarët e tjerë që do të komandohen në gjykatën e posaçme duhet që të japin pëlqimin për kushtet, mes të cilëve për t'u përgjuar.

Prej më shumë se një viti procesi ka ngecur në Apel, ku Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë. Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës. Tashmë dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Share This Video


Download

  
Report form