Në kryesinë e kuvendit është zhvilluar një takim mes Metës dhe disa prej anëtarëve të kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Nora Malaj, Shezai Rrokaj dhe Kejdi Mehmetaj, Viktor Tushaj, Endrit Brahimllari ishin disa nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje e cila në fokus ka maturantët.
Takimi u mbajt për të koordinuar një qëndrim mbi maturën shtetërore.
Pas këtij takimi Nora Malaj, zëvendës ministrja e arsimit është shprehur se të gjitha problemet do të zgjidhen në mënyrë që askush të mos ketë asnjë penalitet.
Sipas saj do të ketë një rregullim të udhëzimit në mënyrë që të ketë një realizim sa më të mirë të precesit transparent bazuar në sistemin e meritë preferencë.