Report TV - Prezantohet plani i përgjithshëm vendor i rajonit Durrës-Shijak-Vorë

Report TV 2016-09-27

Views 4

Përfaqësues të studiove projektuese kanë prezantuar në një panel të zgjeruar planin e përgjithshëm vendor për rajonin Durrës-Shijak-Vorë.

Ky takim është konsultimi i katërt publik në lidhje me këtë plan. I pranishëm në takim, Kryebashkiaku Dako deklaroi se ky është një plan mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit në të ardhmen dhe se implementimi i tij mund të fillojë që në muajin nëntor.

Ai i bëri thirrje grupeve të interesit por edhe qytetarëve që të jenë sa më aktivë në vërejtjet dhe sugjerimet.

Plani, i ndarë në 13 sektorë dhe kapituj i prezantua nga Urbanisti Luciano Aletta, përfaqësues i firmave Dogma, Latitude platform, Milan Ingegneria dhe arkitekti Ermal Bleta i Studios B&L.

Dëgjesa përkon me fazën përmbyllëse të këtij dokumenti kyç për zhvillimin përgjatë viteve të ardhshme të qytetit të Durrësit, përpara se të fillojë faza e miratimeve nga institucionet përkatëse dhe të marrë kështu formën përfundimtare për zbatim.

Share This Video


Download

  
Report form