Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj teksa ka prezantuar Planin e Përgjithshëm Vendor të Tiranës me banorët e zonës së Kombinatit, ka thënë se, segmenti Kombinat ? Vaqarr duhet të shpallet zonë e re industriale.
Veliaj ka theksuar se kjo nismë do të sillte një vlerësim akoma më të madh për zonën e Kombinatit, si dhe mbështetjen e biznesit.
?Kombinati do të bëhet qytet brenda qytetit. Ne mendojmë se, Kombinat-Vaqarr të shpallet zonë e re industriale. Po ashtu, synojmë më shumë investime në infrastrukturë në Kombinat? tha Veliaj.
Po ashtu, Veliaj ka thënë se, kryeqyteti tashmë është kthyer në drejtimin e duhur në këtë vit të parë të mandatit të tij, ndërkohë që duke u ndalur tek Plani i Përgjithshëm vendor ai tha se, Tirana do të ketë 7 qendra të rëndësishme dhe se ky plan është një mentalitet i ri.
?Plani i përgjithshëm vendor parashikon që Tirana të bëhet me 7 qendra të rëndësishme. Tirana më shumë qendra është realiteti larg llafeve. Plani urbanistik i Tiranës është një mentalitet krejtësisht i ri. Jo më fjalë, të vendosur për punë. Do e cojmë Tiranën në drejtimin e duhur. Do punojmë për një Tiranë me më shumë qendra. Çdo ditë kemi bërë punë konkrete? tha ai.