“Tonight Ilva Tare” - Nikolla i përgjigjet Bashës për dorëheqjen: Do të zhgënjehesh!

Ora News Lajme 2016-09-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kërkesës së opozitës për dorëheqje, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla iu përgjigj në studion e Tonight Ilva Tare se nuk i trembej asnjë përgjegjësie, duke shtuar se përgjegjësia më e madhe për të
Tare: Kryetari i Partisë Demokratike, zt. Basha ka kërkuar dorëheqjen tuaj për shkak të kësaj që ka ndodhur me maturantët. E keni menduar dorëheqjen?
Nikolla: Unë nuk i trembem asnjë përgjegjësie, por përgjegjësia më e madhe tani është që të lëmë të qetë universitetet që të bëjnë detyrën. Dhe më pas, pasi të përfundoj ky proces, do të kemi të gjithë kohën e nevojshme për të filluar edhe për të marrë edhe zt.Basha zhgënjimin e radhës. E mban mend kur debatonim me zt.Basha për arsimin e lartë?
Kur dilte dhe thoshte që ky është një ligj që pamundësonte studentët shqiptarë që të shkojnë në shkollë të lartë se tarifat do të trefishohen dhe katërfishohen. Ky është një ligj që çon para publike në universitete private. U zhgënjye!

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nikolla-i-pergjigjet-bashes-per-doreheqjen-do-te-zhgenjehesh/

Share This Video


Download

  
Report form