Ora News – Revoltë brenda PD, 89 funksionarë kërkojnë dorëheqjen e Bashës si kryetar

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy grupe funksionaresh të Partisë Demokratike kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Lulzim Basha, pas humbjes së thelle ne zgjedhjet e 25 qershorit.
Njëri grup përbëhet nga anëtarë të kryesisë dhe këshillit kombëtarë, ndërsa grupi tjetër nga ish deputet të cilët nuk u rikandiduan apo ish zyrtarë të lartë të kësaj force politike.
Në të dy kërkesat theksohet se Basha është përgjegjës për rezultatin që sipas tyre është katastrofik, ndërsa theksohet se ai nuk përfill forumet vendimmarrëse të partisë. Basha akuzohet dhe për heqje të përdhunshme të simboleve të partisë demokratike dhe percarje të strukturave. Si firmëtar i kërkesës për dorëheqjen e Lulzim Bashës, bie ne sy ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj apo anëtari i kryesisë, Jamarbër Malltezi, dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Zyrtarët e Partisë Demokratike kërkojnë fillimin e një procesi të menjëhershëm analizë dhe zhvillimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës, për zgjedhjen e kryetarit të ri.Në listën e 93 funksionarëve të Partisë Demokratike që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës, mungojnë dy deputetë të cilët këtë kërkesë e artikuluan publikisht para fillimit të fushatës elektorale, Jozefina Topalli dhe Arben Imami.
Gjithashtu pjesë e listës nuk është bërë dhe deputeti Eduart Selami, i cili pavarësisht se në shumë çështje nuk ka qenë dakord me Lulzim Bashën, e mbështeti në fushatën elektorale duke kërkuar t?i jepet fund debatit për listat. Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit, Selami tha se Partia Demokratike është në një gjendje të vështirë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pas-humbjes-19-anetare-te-keshillit-kombetar-te-pd-kerkojne-doreheqjen-e-bashes/

Share This Video


Download

  
Report form