Report TV - Manjani:Kush humbet dokumentet në hipoteka, pushohet nga puna

Report TV 2016-09-27

Views 0

Jo më humbje dokumentesh në zyrat e hipotekës. Kujt i humbin do të përballet me pushim nga puna dhe kallëzim penal. Kjo ka qenë një nga 4 ultimatumet e ministrit të drejtësisë Ylli Manjani për trajtimin e çështjeve të pronësisë në Republikën e Shqipërisë duke nisur nga kjo e hënë.

"Nuk dua të dëgjoj më asnjë aplikim të patrajtuar. Në fund të vitit shifra e aplikimeve të patrajtuara duam të jetë zero, nëse është 1 do të hiqet nga puna drejtuesi vendor i zyrë së regjistrimit të pasurive.

Nuk pranojmë më teorinë që na humbkan dokumentet në zyrat e shtetit sepse është automatikisht i kallëzuar për ndjekje penale. Cilido qytetar i republikës së Shqipërisë që ka marr një leje legalizimi nga Aluizni do të regjistrohet automatikisht në ZRP.

Gjyqtarët e republikës nuk duhet të lëshojën asnjë vendim gjykate pa verifikuar paraprakisht statusin ligjor të pronës", është shprehur Manjani.

Share This Video


Download

  
Report form