Report TV - Manjani:Kush humbet dokumentet në hipoteka, pushohet nga puna

Report TV 2016-09-27

Views 2

Jo më humbje dokumentesh në zyrat e hipotekës. Kujt i humbin do të përballet me pushim nga puna dhe kallëzim penal. Kjo ka qenë një nga 4 ultimatumet e ministrit të drejtësisë Ylli Manjani për trajtimin e çështjeve të pronësisë në Republikën e Shqipërisë duke nisur nga kjo e hënë.

Së bashku me zëvendës kryeministrin Peleshi dhe ministren e administratës Milena Harito ai njoftoi monitorimin që do t?i bëhet në zyrave të hipotekave dhe Aluznit në rrethe.

Do të jenë titullarët e institucioneve ato që do të mbajnë shënim çdo problematikë në performancën e çdo punonjësi.

Nisma për përmirësimin e këtyre shërbimeve vjen pas denoncimeve të shumta në portalet qeveritare antikorrupsion për zvarritjet ën zyrat e hipotekave.

Që prej 2015-s në sportelet e hipotekës Tiranë shërbejnë punonjës që nuk janë në varësi të institucionit por të Qendrës së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara e njohur ndryshe si ADISA.

Share This Video


Download

  
Report form