Një sistem krejt i ri ujitjeje i mbuluar që do të nisë të zbatohet në javët e ardhshme, do t?i japë fund problemeve të fermerëve me produktet bujqësore. Kryeministri sqaroi detaje të këtij projekti me fermerët e Karbunarës së Lushnjes.
?Brenda pak javësh fillon një projekt i ri për ujitjen dhe kullimin. Ai që kemi, është një sistem ujitje e kullimi primitiv.
Ndërkohë që sistemi që do të fillojë të instalohet në këtë pellg dhe që do të përfshijë zonën e Divjakës, një pjesë të mirë të Lushnjës, një pjesë të Roskovecit dhe një pjesë të Fierit, është një sistem i ujitjes i mbuluar, ashtu siç janë ujësjellësit të mbuluar, në mënyrë që të mos kemi problem në të ardhmen me llumëra, me ferra, inerte etj. dhe të kemi një administrim shumë më të mirë të ujit që vjen për ujitje.