Një efektiv i repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është vrarë gjatë një iperacioni mesditën e së premtes në Torovicë të Lezhës.
Ardian Kodra, efektivi 50 vjeçar, u qëllua teksa kishte shkuar për të neutralizuar David Qosen, i cili prej disa orësh terrorizonte me armë banorët e fshatit.
Sapo furgoni i FNSH-së ka mbërritur pranë banesës së Qosjes në fshatin Torovicë, është përballur me breshërinë e plumbave të 27-vjeçarit. Për pasojë një pej plumbave ka kapur në pjesën e kraharorit efektivin Ardian Kodra, i cili humbi jetën pas mbërritjes në spitalin e Lezhës.
Më pas autori u mbyll në banesën e tij, një shtëpi dy katëshe në fshatin Torovicë dhe prej aty qëllonte me armë në drejtim të policisë, sa herë kjo e fundit i bënte thirrje për dorëzim.
Pas pesë orësh në operacion, forcat Rene arritën të kapnin të gjallë autorin, i cili në momentin e arrestimit ka tentuar të vetëvritet. Ndërhyrja në banesën e autorit u bë vetëm pasi atij iu mbaruan municione.
Policia përdori autoblind dhe gazlotësjellës për të nxjerrë autorin prej katit të parë të banesës ku ai fshihej. Sicc shihet edhe nga këto pamje, gjatë përplasjes së policisë me vrasësin e efektivit banesa u shkrumbua plotëishit.
Gjatë gjithë aksionit policia i bënte thirrje David Qoses që të dorëzohej, pasi i tillë ishte edhe urdhri nga drejtuesit e policisë, që varasësi i efektivit duhet të kapet i gjallë dhe të përballet me drejtësinë.