Report TV - Lezhë, i sëmuri mendor qëllon për vdekje efektivin e FNSH

Report TV 2016-09-27

Views 0

Shkon në aksion për të nuetralizuar e arrestuar një person të armatosur qëllohet me dy plumba dhe humb jetën efektivi i forcave të ndërhyrjes së shpejtë Shkodër, Ardian Kodra.

Autor i këtij krimi është personi që shihni në foto David Qosja i cili prej më shumë se 3 orë bënë rezistencë dhe nuk dorëzohet.

Nga të dhënat parprake ai është i armatosur me armë automatik dhe pasi ka terrorizuar banorë te Torovicës në Lezhë duke qëlluar në ajër është fshehur në mal.

Ardian Kodra mësohet se ka marrë dy plumba nga arma automatik me të cilinë ka qëlluar Qosja dhe nuk ka mundur të mbijetojë dhe pse është dërguar në spital.

Ende nuk dihen motivet e këtij krimi, por nga banorët e zonës, David Qosja njihet si person me të meta mendore dhe pse ligjërisht ai nuk rezulton i regjistruar në asnjë spital apo klinikë psikiatrike dhe nuk ka kartelë.

Në Torovicë aktualisht kanë shkuar dhe reparti Renea dhe autori Qosja është rrethuar nga policia, e cila po negocion që ai të dorëzohet.

Share This Video


Download

  
Report form