Oranews- Kosovë, shtyhet votimi për demarkacionin, Mustafa tërheq ligjin

Ora News Lajme 2016-09-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një kohë kur të gjithë prisnin votimin për marrëveshjen e demarkacionit të firmosur me Malin e Zi, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar në parlament shtyrjen e votimit.
Duke folur shkurt para deputetëve, Mustafa tha se ky nuk është momenti i duhur për të votuar.
Mustafa: ?Si kryeministër konsideroj se sot nuk janë rrethanat dhe nuk është situatë ku duhet të votojmë ligjin për ratifikimin me arrëveshjes me Malin e Zi. Qeveria e tërheq sot këtë projektligj nga procedura kuvendore. Me bashkëbisedim do të provojmë të gjejmë një marrëveshje në lidhje me ligjin. Nuk është mënyra e duhur që të procedojmë me këtë ligj kur kemi presione mbi deputetët. Tërheqja e këtij ligji nuk do të thotë se do të ndryshojmë marrëveshjen mirëpo do ta procedojmë në Kuvend kur qeveria e vlerëson se është gati?
Kërkesa e kreut të ekzekutivit u aprovua nga Kryetari i Parlamentit Veseli i cili kërkoi avancim në pikat e tjera të rendit të ditës. Por ky vendim nuk u prit mirë nga përfaqësuesit e partive opozitare.
I pari që reagoi ishte deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, i cili u shpreh se vendimi është anti-kushtetues.
Pas tij, nga foltorja foli lideri i NISMË-s Fatmir Limaj, i cili u shpreh se maxhoranca nuk i ka votat e nevojshme për të kaluar marrëveshjen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/konjufca-demarkacioni-eshte-afer-deshtimit/

Share This Video


Download

  
Report form