Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati i Popullit, Igli Totozani, tërheq vemendjen e qeverisë shqiptare për mos rinovimin e strategjisë për emigrantët.
Në studion e lajmeve të Ora News, Totozani tha se institucioni i Avokatit të Popullit do të prezantojë së shpejti një raport të plotë për situatën e flukseve migratore dhe mbrojtjen e diasporave të krijuara në vendet e tjera.
Totozani: Me këtë raport ne do të arrijmë të tregojmë që trajtimi që ne i kemi bërë kësaj krize qoftë për shqiptarët që emigrojnë, qoftë për diasporat shqiptare atje në shumë problematika që ata kanë, njohja e sigurimeve shoqërore, njohja e pensioneve etj, plus dhe problemet që sjell fluksi i ri i emigracionit, nuk kanë qenë trajtuar si duhet.
Institucioni i Avokatit të Popullit has ende vështirësi bashkëpunimi me pjesë të administratës dhe këtë Totozani e lidh me mungesën e kulturës demokratike dhe asaj të të drejtave të njeriut.
Totozani: Kemi vështirësi me aprovimin e rekomandimeve tona, një problem tjetër i madh është pengesa që na vjen herë pas here në investigimet që në bëjmë në hetimet e çështjeve të caktuara. Ombudsmani shqiptar ka këto vështirësi për shkak të mungesës në terësi të një kulture të të drejtave të njeriut, për fat të keq konsiderohen ende fakultative në Shqipëri, pra edhe mund të shkelen. Dhe mungesa e një kulture demokratike. Kjo e fundit për mua është baza mbi të cilat mund të shpjegosh shumë dukuri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/totozani-i-terheq-vemendjen-e-qeverise-per-mos-rinovimin-e-strategjise/