Oranews- Në librari mungesa të abetares dhe lëndëve shkencore

Ora News Lajme 2016-09-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy javë nga nisja e vitit të ri shkollor, libraritë e kryeqyteti nuk janë të pajisura me të gjithë tekstet shkollore.Pas një vëzhgimi të Ora News u konstatua se mungesa të theksuara kishte në treg për abetare, matematikë dhe në tërsi të lëndëve shkencore. Për këtë situatë të krijuar, Shtëpitë Botuese thonë se nuk janë të pajisur me pullën përkatëse dhe se deri më tani janë shpërndarë botimet e një viti më parë. Burimet zyrtare të Ministrisë së Arsimit thanë se pullat do të shpërndahen ditën e hënë dhe se nuk do të ketë vonesa ne shitjen e tekstet mësimore.
Prindërit dhe nxënësit u janë drejtuar librarive të kryeqytetit për tu pajisur me tesktet shkollore, por edhe pse ishte njoftuar data 1 shtator për tregëtimin e tyre, shitjet nuk kanë nisur.
Një pjesë e botimeve janë shpërndarë në libraritë përkatëse, por ka mungesa të theksuara të teksteve.
Për klasën e parë mungon Abetarja, ndërsa për ciklin fillor Matematika nuk është shpërndarë.
Midis profileve, lëndët shkencore kanë më tepër mungesa për sistemin parauniversitar.
Për këtë situatë konfuze të krijuar në tregun e teksteve shkollore, Shtëpitë Botuese të kontaktuara nga Ora News thanë se nuk janë të pajisura me pullën përkatëse të Ministrisë së Arsimit, e cila është produkt i një tenderi që duket se nuk ka përfunduar akoma.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-librari-mungesa-te-abetares-dhe-lendeve-shkencore/

Share This Video


Download

  
Report form