Report TV - Iu gjetën drogë e armë në banesë burg administratorit të njësisë Pult

Report TV 2016-09-27

Views 2

Gjykata e Shkodrës ka vendosur ?arrest me burg? për kreun e Njësisë Administrative Pult në Dukagjin. Tom Marku akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Përpara togave të zeza administratori i Pultit, Tom Marku, jo vetëm që nuk ka pranuar autorësinë armëmbajtjes pa leje, por edhe ka theksuar se lenda narkotike nuk i perket atij, pasi banesa në të cilën u gjet lënda narkotike është braktisur prej vitesh dhe nuk banon asnjë përson.

Në të njëjtën linjë, avokati mbrojtës Bujar Hoti, ka paraqitur përpara trupit gjykues edhe lejen e armës ?ShotGun?, e cila është e vëllait të Markut.

Sipas avokatit mbrojtës, ndalimi i Markut është i paligjshëm dhe për këtë shkak ka kërkuar lirimin e tij.

Nga ana tjetër prokurori i çështjes, Xhevahir Lita ka kërkuar që të vlerësohet i ligjshëm ndalimi i Tom Markut dhe të caktohet ndaj tij masa e sigurisë ??arrest me burg??.

Pasi ka dëgjuar palët, gjykatësi Erjon Bami ka caktuar masën e sigurisë ??arrest me burg?? për administratorin Marku.

Në seancën e masës së sigurisë ishin të pranishëm miq dhe të afërm të administratorit të pultit.

Gjatë një operacioni të gjerë antikanabis në Malësinë e Dukagjinit u gjetën dhe asgjësuar 20 mijë bimë kanabis
Tom Marku u arrestua më 30 gusht, pasi në banesën e tij u gjet 1 kg e 303 gr lëndë narkotike si dhe një armë gjahu shotgan me 6 fishekë.

Administratori i Pultit Tom Marku, tashmë i ndaluar nga policia, më herët ka mbajtur mandatin e këshilltarit në këshillin bashkiak të Shkodrës, por pak muaj pas betimit dha dorëheqjen për t?u emëruar nga kryebashkiakja Voltana Ademi në detyrën e administratorit të Pultit

Share This Video


Download

  
Report form