Shkrirje akujsh dhe kthesë në raportet mes Partisë Demokratike dhe ish-deputetit Koço Kokëdhima. Për vite me radhë ishte në shënjestër të akuzave të Sali Berishës për përvetësim të parave dhe pasurive publike, por sot Koço Kokëdhima, është një mundësi më shumë, ndoshta edhe një aleat i heshtur i Berishës, në funksion të dobësimit të pozitave të kryeministrit Edi Rama.