Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është zhvilluar me debate të nxehta ku pjesë kryesore ka qenë incidenti i Elbasanit në të cilin u përfshi deputeti Ben Blushi.
Sapo Blushi doli nga mbledhja tha se, PS duhet që të distancohet nga ky incident, ndërkohë që Taulant Balla pohoi debatet e krijuara, ndonëse ka thënë se ndihej i keqardhur nga ngjarja në Elbasan.
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi i ka kërkuar Partisë Socialiste që të distancohet nga aktet e dhunës, të cilat u shfaqën gjatë takimit të mbajtur në Elbasan.
Në një prononcim për mediat, Blushi ka thënë se, kjo ngjarje e ka burimin tek selia e Partisë Socialiste, ndërkohë që ka akuzuar kryetarin e PS-së, Edi Rama se po fut brenda partisë dhunë dhe armiqësi.
?Ajo që them unë është që ajo ngjarje e ka burimin në këtë seli, pasi urrejtja, gjuha armiqësore i nxiti ata në Elbasan që të sillen ashtu siç u sollën. I kam falur të gjithë ata që reaguan në Elbasan, pasi janë në ndikim nga kjo seli. Pati debate brenda takimit. Do doja që PS të distancohej nga ajo ngjarje, ky është problemi i vijës politike të një partie të madhe. Njerëzit po nxiten për të kundërshtuar me dhunë, Rama po fut dhunë dhe armiqësi që ka futur brenda partisë. Në Elbasan kërkova zgjedhje të lira, Rama të përgjigjet sa është i përfshirë në ngjarjen e Elbasanit? ka thënë Blushi.
Këto deklarata ai i bëri pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste e cila është mbledhur mesditën e sotme në selinë e PS-së.
Ora 14:45 Përjashtimi i Blushit nga PS, Balla: Secili e ka në dorën e vet fatin e tij politik
Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar ka thënë se secili prej deputetëve e ka në dorë fatin e vet politik, duke nënkuptuar se Ben Blushi nëse vijon të sillet në të njëjtën mënyrë siç po sillet aktualisht, mund të përjashtohet, ndonëse nuk e ka artikuluar një gjë të tillë.
?Secili fatin e vet politik e ka në dorën e vet? ka thënë Balla i cili teksa ka folur për mbledhjen e grupit ka pohuar se brenda saj ka pasur debate të nxehta.
?Blushi acaroi mbledhjen e grupit parlamentar, pasi ai po hedh baltë mbi grupin parlamentar? shtoi ai.
Ndërkohë, sa i takon incidentit në Elbasan, balla ka thënë se, Partia Socialiste ndjen keqardhje për atë ngjarje, por gjithkush duhet të respektyojë sallat dhe të mos fyejë njerëzit prej të cilëve është zgjedhur.
?Keqardhje për ngjarjen në Elbasan. Nuk duhet të fyejmë sallat prej të cilave jemi zgjedhur. Duhet të respektojmë anëtarët e PS. Ps është parti shumë demokratike. Duhet të zgjedhim mes halleve që kanë sallat dhe karriges që duam të kemi? ka shtuar Balla.
Grupi i PS, sipas Ballës trajtoi kërkesën nga deputetet Mimoza Hafizi e Arta Dade, por tha se kjo është cështje e kompetencë e Asamblesë Socialiste të Elbasanit.