Report TV - Operacioni i Policisë që solli arrestimin e tre personave

Report TV 2016-09-27

Views 2

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 autorët e grabitjes së një banke të nivelit të dytë në ish-bllok më 8 gusht 2016.

23 ditë nga grabitja e bankës BKT, policia nga kuadër të një pune intensive hetimore ka mundur të arrestojë 3 autorët e grabitjes, njëri prej të cilëve është djali i Nehat Kullës, një personazh shumë i njohur i botës së krimit. Nehat Kulla është cilësuar si i forti i Tiranës në vitet ?90-të dhe është i dënuar për vrasje.

Report TV ka mundur të sigurojë edhe videon e momentit të arrestimit të tre grabitësve.

Në prangat e policisë së Tiranës kanë rënë

1- Roland Liti (Zekaj) 37 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjeçar,,i denuar me pare per vjedhje

2-Alan Babamato 23 vjeç lindur ne Fier dhe banues ne Tirane,me arsim te larte, i padënuar

3-Robert Kulla, 35 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjecar,i denuar me pare per rrembim mbajtje peng personi,armembajtje pa leje;

Policia ka mundur të sekuestrojë edhe një pjesë të shumës e parave të grabitura. Sipas Drejtorit të Policisë së Tiranës Ervin Hodaj, janë sekuestruar 2 automjete, një shumë prej 16.730 dollarë amerikanë, një shumë prej 10.480 euro, si dhe 2,625.000 lekë të vjetra shqiptare.

Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe një sasi fishekësh armë gjahu dhe sendë që shërbejnë për të hapur brava dyersh.

Grabitja e BKT ndodhi më 8 gusht 2016 dhe në total u vodhen 200 milionë lekë. 3 kanë mundur të çajnë murin e bankës, duke hyrë nga një lokal që ndodhet në katin e nëndheshëm në të njëjtin objekt ku ndodhen zyrat e bankës. Dyshimet e policisë ishin se grabitësit mund të kenë pasur bashkëpunëtorë nga punonjësit e bankës.

Share This Video


Download

  
Report form