Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Analisti Fatos Lubonja pret që seance e jashtëzakonshme e thirrur për sot në rën 17: 00 të përfundojë me miratimin qoftë pa konsensus të ligjit të shumëdiskutuar për rivlerësimin e gjytarëve dhe prokurorëve
Në një analizë për Ora News në edicionin qëndror të lajmeve, Lubonja e mbështeti pritshmërinë në faktin se ndryshe nga votimi i ndryshimeve kushtetuese, koalicioni PS-LSI është i konsoliduar, dhe për pasojë opozita më e dobët
Lubonja: ?Situata po ta krahasosh nga ajo që ju e quajtët maratona e konfliktualitetit që shoqëroi aprovimin e Kushtetutës ndryshon në disa aspekte. Njëri ndryshim kryesor është fakti se LSI e shikojmë nën bashkëpunim me PS. Ndërkohë tensionin aty e rriste shumë edhe fakti që ishte LSI kundër për shumë gjëra.Ishte për konsensusin, tani nuk është. Ka një prirje mazhoranca për ta marrë këtë gjë. Kjo e bën më të mpirë situatën.Opozita e vetme duket më e pafuqishme, nuk ka zë.Mendoj se mund të kalojë siç kalojnë kullat e Ramës, pavarësisht se ka dhë zëra që e kundërshtojnë.Vettingu do kalojë.Edhe Ambasadorët janë të lodhur dhe duan të kalojnë. I kanë hyp këtij kali dhe duhet ta çojnë deri në fund. Pavarëisht se ne jemi bnjë pjesë që themi, prit njëherë, kujdes, shikoni Kosovën. Kosova ka 7 vjet që u ka bërë vetting të gjithë gjyqtarëve, se këtu nuk i referohet njeri. Ka pasur EULEX. Dhe sot thonë se nuk kemi sistem të drejtësisë, banditët që janë në pushtet vahzdojnë të qetë, askush nuk i trazon. Ndërsa këtu na japin ilizuone se me vettingun do të pastrohet Shqipëria?.
Megjithatë Lubonja shprehet i sigurt se ky ligj në Shqipëri do të dështojë njësoj si për Kosovën, e cila ka 7 vite që u ka bërë vetting gjyqtarëve dhe sot nuk ka drejtësi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lubonja-vettingu-kalon-por-do-te-deshtoje-njesoj-si-ne-kosove/