Reth 15 hektarë pyje dhe shkurre janë djegur deri më tani pranë ?Majës se Zezë? në afërsi të Rrjollit në Velipojë, ndërsa akoma nuk ka ndërhyrje nga ana e zjarrfikësve, kjo e ndikuar edhe nga terreni i thyer malor në zonë.
Ndryshe nga zonat e tjera të përfshira nga zjarret, në Rrjoll ka munguar edhe ndërhyrja nga ajri, ndërsa situata është lënë në mëshirë të fatit.
Mbrëmjen e së shtunës, vatrat e zjarrit i janë afruar shumë bregdetit, por fatmirësisht si pasojë e erërave, flakët janë drejtuar në lartësi të malit.
Nga ana tjetër pushuesit kanë filluar të largohen si pasojë e reve të tymit të krijuara në bregdet gjatë këtyre tre ditëve pranë zonës se Rrjollit.