Para se ta dërgojë ligjin në kushtetuese, PD ka vendosur të luajë një kartë të fundit. Ekspertët e partisë kanë gati amendamentet për pjesën tjetër të ligjit të vettingut, pavarësisht se ky i fundit u miratua vetëm me votat e maxhoranës në komision e reformës në 23 gusht.
Demokratët kanë gati amendimet për secilin prej 66 neneve të këtij drafti që vendos normat sesi do të kontrollohen gjyqtarët e prokurorët në pasuritë apo figurën e tyre.
Ndërsa në mbledhjen e komisionit për efekt kohe ekspertët e PD patën përgatitur ndryshime vetëm për 25 nenet e para, nga të cilat nuk u pranua asnjë. Pavarësisht se amendamentet janë gati, gjasat për negociata para seancës së 30 gushtit janë të pakta ose pothuajse zero.