Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në një deklaratë për mediat, ka atakuar sërish deputetin socialist Sadri Abazi ku ka thënë se me milionat që kryeministri i jep atij çdo vit, çdo familje dibrane mund të merrte pagesën e papunësisë.
Sipas Zhupës, prej tre vitesh Rama i ka ndarë lekët e shqiptarëve me klientët e tij, ndërkohë që vendin e ka pllakosur varfëria, burgu e emigracioni.
Ajo tha se, Sadri Abazi ka marrë deri tani nga qeveria dhe bashkitë 12 miliard lekë.