Report TV - Ekonomi: Plazhi në Spille, model për tu ndjekur nga të gjitha bashkitë

Report TV 2016-09-26

Views 0

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi së bashku me kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës Beqir Nuredi, pa nga afër transformimin e plazhin e Spillesë.

Nga një plazh i lënë tërësisht në mëshirë të fatit, tashmë në Spille falë investimeve të Bashkisë së Rrogozhinës, panorama që të ofrohet është krejt ndryshe. Janë zbatuar të gjithë parametrat e kërkuar nga Vendimi Këshillit të Ministrave Nr 369 për Stacionet e Plazhit, të cilat në kuadër të Reformës Administrative Territoriale i kaluan për menaxhim pushtetit vendor.

Policia Bashkiake e Rrogozhinës nëpërmjet djemve dhe vajzave të reja, efektivë të saj, më biçikleta patrullon të gjithë shëtitoren e ndërtuar rishtazi nga e para në një kohë rekord . Detyra e tyre, është siguria e pushuesve, si dhe mbledhja e informacionit për çdo shqetësim apo sugjerim që ata kanë .

Share This Video


Download

  
Report form