Në qytetin e Kuçovës, në Qarkun e Beratit, tashmë do të nisë së funksionuari një kompani e cila do të ushtrojë aktivitet në fushën e grumbullimit, përpunimit dhe paketimit të perimeve të kultivuara nga fermerët dhe vlera e këtij investimi do të arrijë deri në 20 milion dollarë.
Kjo është bërë e ditur pas nënshkrimit të një marrëveshje mes Ministrisë së Ekonomisë dhe një kompanie izraelite e cila synon që të ketë investim fillestar një vlerë prej 2 milion dollarë ndëkrohë që numri i punonjësve do të arrijë deri në 50.
Ministrja Ekonomi pas nënshkrimit të marrëveshjes, tha se, kjo marrëveshje nënshkruhet në kuadër të bashkëpunimit me kompanitë izraelite dhe dhënies me qera të objekteve shtetërore të cilat po degradohen, por që tanimë me investimet konkrete po kthehen në mundësi punësimi për qytetarët.