Ora News - Konferenca e Kryetarëve, në 30 gusht seanca plenare për ligjin e Vettingut

Ora News Lajme 2016-09-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që në 30 gusht në orën 17:00 të mbahet seanca plenare për votimin e ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky është një nga ligjet kryesore që shoqëron paketën e ndryshimeve kushtetuese.
Deputeti i PS, Taulant Balla tha se Komisioni do të vijojë punën për dy ligjet e tjera:
Balla: Kuvendi i Shqipërisë i hap rrugën një procesi shumë të rëndësishëm siç është procesi i Vettingut, i cili do të verifikojë në dimensione të ndryshme të gjithë sistemin gjyqësor dhe atë të prokurorisë dhe ky është një hap i rëndësishëm edhe në një marrëdhënie shumë të mirë që ne kemi me BE , SHBA të cilët janë bnjë pjesë esenciale të procesit të Vettingut që fillon në shtator në Shqipëri. Kishin një dakordësi të plotë edhe dy përfaaqësuesit e dy grupeve të tjera parlamentare PS dhe LSI në konferencën e kryetarëve bashkë me atë të kryetarit të Kuvendit që të përshpejtohet puna edhe për dy ligjet e tjera. Ligji për SPAK, por edhe për qeverisjen gjyqësore. Shumë shpejt Kuvendi i hap rrugën një procesi të rëndësishëm si ai i Vettingut që do të vlerësojë sistemin gjyqësor dhe të drejtësisë.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/mblidhet-konferenca-e-kryetareve-per-daten-e-seances/

Share This Video


Download

  
Report form