Report TV - Balla: Seanca plenare për ligjin e vettingut më 30 gusht në 17:00

Report TV 2016-09-26

Views 1

Seanca e jashtëzakonshme për votimin e vettingut, pjesë e paketës për reformën në drejtësi, do të mbahet më 30 gusht në orën 17:00. Vendimi është marrë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të thirrur nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Deputeti socialist Taualant Balla, fill pas mbarimit të mbledhjes se Konferencës së Kryetarëve, ku ishte e pranishme edhe opozita, konfirmoi se SHBA-BE do të jenë pjesë esenciale e vetingut që do të nise në Shqipëri në Shtaror.

?Me 30 gusht në 17:00 Kuvendi do mblidhet ne seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar ligjin e parë të paketës së reformës në drejtësi. Iu la detyrë Komisionit të Posaçem që të vazhdoje me dy ligjet e tjera, Spak dhe organizimi i gjyqësorit.
Me votimin, Kuvendi i hap rrugen procesit të vettingut. Do verifikohet përbërja e sistemit gjyësor dhe prokurorisë. Shba-be pjesë esenciale e vetingut që do të nise në shqipëri. Dakordësi e plotë mes PS-LSI që të përshpejtohet puna edhe për dy ligjet e tjera.
Kushtetueshmerine ligjeve nuk e shqyrton PD, por kushtetuesja. Lajmi mirë është që seanca e jashtëzakonshme do të zhvillohet. Deputetet do të mbyllin pushimet. Me 5 shtaror nis puna intensive e kuvendit?, deklaroi Balla


Gjatë mbledhjes janë shqyrtuar 7 projektligjet e reformës në drejtësi.

BE dhe SHBA kanë kërkuar që ?vettingu? të miratohet nga kuvendi brenda muajit gusht.

Share This Video


Download

  
Report form