Vetingu miratohet pa opozitën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ligji i pare i reformës ne drejtësi, ligji i vetingut u miratua ne komisionin e posaçëm vetëm me votat e mazhorances. Opozita e votoi ne parim, por nuk e dha votën e saj per ligjin ne tërësi, pasi propozimet e saj u rrezuan dhe per demokratet drafti ne formën aktuale shkel Kushtetutën. Ne emer te mazhorances socialisti Majko sqaroi se u votuan vetëm ato amendime te opozitës qe kishin marre me pare miratimin e Euralius dhe Opdat dhe secila force politike tashme, duhet te përcaktoje qëndrimin e saj ne seance plenare.Pandeli Majko: Unë dëshiroj të them që sot u bë një punë shumë e mirë pasi projektligji u përmirësua. A do të votohet në seancë pavarësisht qëndrimit të opozitës? Një gjë është e qartë që në parim të gjithë jemi dakord. Po flasim për ligje që janë në funksion apo në zbatim të dispozitave kushtetuese të cilat janë miratuar me 140 vota në parlament. Kështu që nuk besoj se detajet teknike duhet të kthehen në detaje politike për të cilat unë mendoj se në këtë pikë i takon vendimmarrjes së opozitës për të marrë një vendim. Nuk është vendimmarrje e mazhorancës.Por per nënkryetarin e komisionit te reformës ne drejtësi, Oerd Bylykbashi projekt-ligji është antikushtetues dhe ai ka paralajmëruar se opozita do te ndërmarrë çdo hap kundër këtij drafti, pa përjashtuar as ankimin ne Gjykate Kushtetuese.Oerd Bylykbashi: Ne kemi shprehur votën tonë kundër për një seri nenesh, ndërkohë që do ti rezervojmë vetes më tej që të marrim hapat e tjerë legjislativ dhe kushtetues në lidhje me këtë ligj. Çdo instrument i nevojshëm për të garantuar që ky ligj përputhet dhe nuk shmanget nga vullneti konsensual i 22 korrikut, çdo hap i nevojshëm do të ndërmerret. Ajo që mund t?ju themi është që ligj sot devijon rëndë nga kushtetuta e miratuar në datën 22 korrik.Dy dite pasi ekspertet e Euralius dhe Opdat paraqiten komentet e tyre mbi opinionin e PD; nënkryetari i komisionit Oerd Bylykbashi, iu drejtua me nje leter kryetarit te komisionit Xhafaj, ku sqaronte se ne mungese te nje pune te perbashket mes eksperteve te opozitës dhe atyre ndërkombëtare; per te shmangur çdo keqkuptim mbi qëndrimet e PD dhe per pasqyrimin e tyre sic duhet ne projektligj ekspertet e opozitës, do te shkruanin amendamente konkrete. Ne kete fryme demokratet ne mbledhje sollën draftin e tyre ku kishin rishkruar 40% te ligjit te vetingut.Oerd Bylykbashi: Nuk u miratuan sugjerimet e ngritura nga ne, nuk u bë asnjë lloj përpjekje në nivelin e ekspertizës për të bërë reflektimin, por ajo që është gjithashtu e rëndë dhe po aq e rëndësishme, është që partia demokratike edhe pse propozoi një numër të madh amendamentesh për një pjesë të ligjit, këto amendamente u hodhën poshtë pa asnjë llojë argumenti nga mazhoranca e komisionit sot.Tashme qe komisioni i reformës e mbylli punën e tij per kete ligj; fjala e fundit i mbetet seancës plenare, pasi ndërkombëtaret e kane beret e qarte se ligji i vetingut duhet te k...

Share This Video


Download

  
Report form