Reforma kalon pa opoziten - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadoret Donald Lu e Romana Vlahutin kane hyre ne mesdite ne selinë e kryesisë se kuvendit këtë here per te qene pjese e miratimit final te reformës ne drejtësi.Largimi i opozitës nuk e pengoi koalicionin qeverisës qe te miratoje i vetëm nen per nen dhe ne tërësi draftin e ndryshimeve kushtetuese e pas 2 ore mbledhje socialisti Fatmir Xhafaj njoftoi se puna e komisionit tashme përfundoi dhe reforma ne drejtësi mbetet vetëm per t?u votuar ne seance. Sipas Xhafes, mazhoranca është e hapur per kompromis per çështjet per te cilat opozita nuk ka rene dakord e qe kane te bëjnë me formatimin e disa institucioneve. Por reforma ne drejtësi u miratua pa konsensusin e opozitës, e cila u largua qe ne fillim te mbledhjes se komisionit, duke e bere te qarte se nuk ka kompromis pa vendet e rezervuara ne 4 institucione.Sipas Bylykbashit, Venecia është parimi kryesor per opozitën edhe pse ky draft është mbështetur nga Uashingtoni e Brukseli. Nga ky moment drafti i ndryshimeve kushtetuese do te kaloje ne konferencën e kryetareve, e cila do te vendose per procedurën qe do te ndiqet dhe per datën kur do te miratohet ne Parlament.Paralelisht me kete komisioni i reformës ne drejtësi, do te filloje pune me ligjet me te rëndësishme, te cilat jane parashikuar te kalojnë para mbylljes se Parlamentit ne fund te muajit korrik.

Share This Video


Download

  
Report form