Kufiri, Mustafa frikë nga të pakënaqurit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ditë nga seanca e 1 shtatorit për votimin e kufirin me Malin e Zi, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i ka bërë sërish thirrje opozitës, që të lërë mënjanë retorikën politike dhe votojë marrëveshjen. Frika e kreut të qeverisë është se koalicioni ndonëse ka 83 deputete, nuk ka të sigurt më shumë se 75 vota. Pjesa më e madhe e të pakënaqurve janë nga radhët e LDK-së, ku të paktën 5 deputetë, kanë dalë hapur kundër paktit. Nga ana tjetër, lista serbe ka premtuar votat e saj me një votë në favor të bashkësisë së komunave serbe në veri, tjetër pakt që kundërshtohet ashpër nga opozita në Kosovë. Presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa, shpresojnë në ndonjë rrjedhje vote nga partitë AAK, Nisma e Vetëvendosje, pasi për kufirin duhen gjithsej 80 vota. Por partitë në opozitë janë shprehur në bllok se do të votojnë kundër paktit pasi nga marrëveshja, Kosova humb 8 deri në 12 mijë hektarë tokë.

Share This Video


Download

  
Report form