http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nis me vizatime në grafikë, vijon me telajo ku tema e ikjes është e dukshme dhe përfundon me abstraksion. Këtë shëtitje artistike e gjeni këtë muaj në Galerinë Kombëtare të Arteve. Në fakt, ky është rrugëtimi i Alkan Nallbanit, një artisti shqiptar që nga bankat e universitetit të arteve do të përfundonte në fillim të viteve ?90 në rrugët e Italisë, në një trotuar duke realizuar portrete. Sot, konsiderohet si shqiptari që shet më shumë grafikë e telajo shet në SHBA. Por, ekspozita ?Eksploratoret? rrëfen jo vetëm rrugëtimin e stilit të artistit, por edhe një grafikë të veçantë. Alkan Nallbani është i njohur edhe për letrën që përdor. Edhe pse me një kosto të madhe transporti nga Amerika, artisti rrëfen se kjo ekspozitë do të duhej të vinte e plotë me 90 vepra, që i zgjojnë kujtime që nga fëmijëria. Ka vendosur q ë një dhuratë të vogël t?ia bëjë galerisë së arteve, që së paku artin e tij ta shijojmë edhe kur ai të jetë përtej oqeanit. Por, deri atëherë Alkan Nallbani ju fton ta vizitoni në galeri.