Report TV - Dibër, 15-vjeçarja: Babai më çoi në pyll dhe më përdhunoi

Report TV 2016-09-26

Views 2

Zbardhet dëshmia e 15-vjeçares në polici që dyshohet se u përdhunua nga babi i saj Guri Përgjegji dy ditë më parë në fshatin Kukaj të Dibrës.

Para oficerëve të policisë, minorenja ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes. Ajo ka thënë se kishte shkuar në qytet bashkë me babin e saj për të blerë disa ushqime.

?Zakonisht, furgoni ndalon në rrugën që lidh Kastriotin me fshatin tonë. Babai i tha shoferit ta ndalonte mjetin diku tjetër, në një vend ku ne nuk ndalonim asnjëherë. Sapo zbritëm, i thashë babait se na ke ndaluar keq. Ai tha ec se e di unë këtë punë. Sapo u futëm në pyll babai me futi duart në fyt, më rrëzoi përtokë, më hoqi rrobat dhe më përdhunoi. Bërtita sa fuqi kisha, por nuk më dëgjoi njeri?, janë fjalët prekëse të vajzës së përdhunuar nga babai i saj para oficerëve të policisë, e cila menjëherë pas ngjarjes ka shkuar në shtëpinë e xhaxhit.

Vajza ka deklaruar para grupit hetimor, në prani të psikologes dhe prokurorit të çështjes, se ishte e disata herë që babai e ngacmonte seksualisht, duke e prekur në vende intime dhe se e fyente rëndë, madje dhe në prani të personave të tjerë.

Ndërkohë në Polici është pyetur edhe babi i saj Guri Përgjegji, i cili ka mohuar se ka përdhunuar vajzën e tij. 46-vjeçari ka thënë se kjo është një gënjeshtër nga vajza dhe njerka e saj të cilat sipas tij e akuzojnë për ta burgosur.

?Gruaja dhe vajza kanë bashkëpunuar kundër meje?. Kjo është deklarata që dha dje për Policinë e Dibrës, Guri Përgjegji. Burime pranë Drejtorisë së Policisë Dibër sqarojnë se Përgjegji nuk e ka pranuar ngjarjen, por ka ngritur alibi se vajza dhe njerka kanë bashkëpunuar me njëra­-tjetrën për ta burgosur atë.

Por minorenja i është nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore, ku është vërtetuar se është përdhunuar. Ekspertë të mjekësisë ligjore kanë faktuar se 15-vjeçarja me inicialet E. Përgjegji është përdhunuar. Ky konkluzion doli pasi mjekët gjinekologë kontrolluan vajzën që denoncoi të atin për përdhunim si dhe nga analizat laboratotike të rrobave të adoleshentes.

15-vjeçarja jetonte me babin Guri Përgjegji dhe me njerkën, pasi nëna e saj ka vdekur para 7 vitesh, pas një aksidenti të pësuar në Tiranë. Banorët në fshatin Kukaj të Dibrës thanë për Report TV se 15-vjeçarja ka qenë në një gjendja të rëndë ditët e fundit. Ndaj Përgjegjit, policia ka ngritur akuzën e ?kryerjes së marrëdhënie seksuale në gjini".

Share This Video


Download

  
Report form