Report TV - Korçë, gjenden trupat e pajetë të adoleshentëve që u mbytën

Report TV 2016-09-26

Views 0

Një ditë pasi u futën për tu larë dhe u mbytën në një rezervuar në fshatin Qatrom në Korçë, polumbarët e forcave Renea kanë mundur që të nxjerrin nga thellësia 8 metra e rezervuarit trupat e pajetë të dy të rinjve Rei dhe Berti Tahirllari.

Në operacionin e kërkim-nxjerrjes së trupave kanë u angazhuan katër polumbarë të cilët kanë kërkuar për gati 30 minuta në gjithë sipërfaqen e gropës me thellësi 8 metra dhe më pas i kanë nxjerrë ata në breg.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm familjarët, dhjetra banorë të zonës si dhe kreu i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo.

Share This Video


Download

  
Report form