Report TV - Bashkia rikonstrukton kopshtin nr.51, Veliaj: Përfitojnë 200 fëmijë

Report TV 2016-09-25

Views 0

Mbi 200 fëmijë të Njësisë Administrative nr. 4 që frekuentojnë kopshtin nr. 51, kanë nga sot një kopsht të rikonstruktuar, i cili i plotëson standardet e nevojat e tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë përurimit të kopshtit ?Tomy & Jerry?, tha se përmes investimeve të bëra gjatë vitit të fundit në godinat arsimore, me rritjen e cilësisë së shërbimit, është rikthyer edhe besimi tek institucionet publike.

?Kemi 200 princër dhe princesha në këtë kopësht, që do të thotë se kemi kthyer besimin tek institucionet publike. Bashkia menaxhon kopshtet e çerdhet ndonjëherë shumë më mirë se sa edhe privatët, nga cilësia e shërbimit e edukatoreve tona, nga stafi i përkushtuar, cilësia e ushqimit, por më në fund edhe nga cilësia e infrastrukturës?, u shpreh Veliaj. Ai shtoi se më parë, i vetmi avantazh që kishin kopshtet private, ishin ndërtesat më komode. ?Me punën që kemi bërë me çerdhet dhe me riparimin që po i bëjmë të 23 kopshteve, besoj se kemi krijuar disa streha ideale për të gjithë princeshat e princërit tanë, e të gjithë futbollistët e ardhshëm, shefat e mëdhenj?, theksoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës falenderoi të gjithë stafin e Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve për punën e bërë edhe gjatë muajit gusht duke punuar. ?Për herë të parë anuluam mbylljen e kopshteve në muajin gusht, sepse mendojmë që ka disa familje që ndoshta nuk i kanë mundësitë ose nuk janë larguar me pushime, kjo do të thotë që edhe kopshtet duhet të përgjigjen?, tha Veliaj. Ai sqaroi se ka pasur një alternim të stafit në ato raste ku kishte reduktim të paraqitjes së fëmijëve në kopshte.

Share This Video


Download

  
Report form