Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kopshti ?Beni ecen vete?, në njësinë numër një në Tiranë, është gati për të pritur fëmijët në nisjen e vitit të ri shkollor. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e ambienteve të brendshme e të jashtme për t?ju siguruar fëmijëve standarde bashkëkohore.
Veliaj: Kopshti ?Beni ecën vetë? është kopshti i 18 që rikonstruktojmë nga 23 gjithsej. Kemi edhe një javë kohë për të mbyllur 5 kopshtet e mbetura dhe për të mbajtur 100% premtimin tonë për rikonstruksionin nga e para të të gjitha kopshteve të Tiranës. Kur fëmijët të kthehen nga pushimet javën tjetër, jo vetëm këtu në Njësinë nr. 1, por në të gjitha njësitë e Tiranës, do të gjejnë infrastrukturë moderne.
Gjatë inaugurimit të ambienteve ishte i pranishëm edhe Deputeti i PS-së, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili vlerësoi rëndësinë e investimeve për fëmijët.
Veliaj: Investimi për fëmijët është investimi më i mirë për gjeneratat e së ardhmes dhe më vjen mirë që ky kopsht është një model i shkëlqyer për të gjithë komunitetin këtu.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-rikonstrukton-kopshtin-beni-ecen-vete/