Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të ekspertëve të FBI dhe të drejtësisë penale, kërkojnë mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit, në të kundër do të anulojnë ndihmën financiare për themelimin dhe funksionin e strukturës së frikshme hetimore, e cila do të godasë krimin dhe korrupsionin elitar në Shqipëri. Paralajmërimi është artikuluar nga John Smibert, përfaqësues i misionit të OPDAT-it në Shqipëri, gjatë mbledhjes së komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, në datën 13 korrik. Drafti për institucionet antikorrupsion parashikon ngritjen e një komisioni ndërkombëtar për funksionimin, trajnimin dhe mbikëqyrjen e Byrosë së Hetimit. Ky komision rrit besueshmërinë mbi Byronë e Hetimit, ndërsa shton edhe pritshmëritë, për hetimin e pushtetarëve të korruptuar, nën shembullin e Kroacisë.
Por, anëtarë të komisionit kanë hedhur idenë e miratimit të një marrëveshje të re, me qëllim që ky parashikim të jetë në përputhje me Kushtetutën. Ndërkaq, John Smibert, ka pohuar se senati i SHBA nuk mund të miratojë një marrëveshje të re për këtë çështje, ndërsa ka paralajmëruar se FBI nuk jep paratë pa qenë e pranishme këtu. ?Kjo është që ju të keni një EULEX të ri këtu, por nënkuptohet që të jenë ata ofrues të ndihmës, që ekzistojnë tashmë, dhe të caktojnë personat, të cilët do të jenë pjesë e këtij komisioni, mbase komision s?është fjala e duhur për t?u përdorur, por do të tjetër thjesht një komision personash, të cilët do të japin këtë këshillë e këtë transparencë. Ju, nëse doni një marrëveshje ndërkombëtare vetëm nga kjo e kaluar, e miratuar nga senati në SHBA, kjo gjë nuk ndodh. Nëse ju i doni paratë nga FBI-ja, që të jenë këtu të pranishme, dhe FBI-ja të ofrojë ndihmën e saj, atëherë hapja e këtij procesi është e nevojshme dhe pjesë e këtyre marrëveshjeve dypalëshe, janë të nënshkruara mes Departamentit të Shtetit dhe Shqipërisë?, ka deklaruar Smibert.
Komisioni i Pavarur i Rishikimit
Drafti për institucionet që do të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, parashikon ngritjen e Komisionit të Pavarur të Rishikimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky komision përbëhet nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Çdo mision cakton përfaqësuesit, të cilët japin udhëzime dhe këshilla ekspertësh për një funksionim më të mirë dhe për zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Komisioni i Pavarur i Rishikimit vëzhgon në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, vendimet për të shkarkuar punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe sigurinë respektimin e ligjeve në fuqi.
Aksesi
Byroja Kombëtare e Hetimit do të ketë akses edhe në bazat e të dhënave me interes të institucioneve të tjera, si dhe do të ketë kapacitetin e pavarur për të ekzekutuar urdhra përgjimi të kërkuara nga Prokuroria e Posaçme e të lëshuara nga një gjykatë. Oficeri Përgjegjës duhet të kryejë ed...