Byroja kombëtare e Hetimi dhe debati që lindi pas miratimit në qeveri të draftit të dakordësuar politikisht mes të gjitha palëve, lidhet pikërisht me varësinë e këtij institucioni. Mazhoranca këmbëngul ishte opozita ajo që ra dakort me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve që formula përfundimtare për byronë të jetë e tillë.
Drejtori i këtij institucioni emërohet dhe shkarkohet nga ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, me propozimin e drejtorit të Policisë së Shtetit dhe pëlqimin paraprak, me shkrim, të Prokurorit të Përgjithshëm për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë riemërimi.
Por ndërsa ky draft u përshwndet fillimisht nga kryetari i opozitës i cili tha se do ta votojë menjëherë në parlament nëse byroja do të jetë në varësi të prokurorisë, pas publikimit të vendimit të qeverisë PD shfaqi qëndrim ndryshe. Kryetari i PD kërkon që ky institucion të varet tërësisht nga prokuroria dhe jo nga ministria, e ky pretendim i referohet rekomandimeve të komisionit të Venecias.
Në pikën 90 të rekomandimeve të Venecias thuhet se nuk ka dispozitë specifike lidhur me emërimin dhe rolin e kreut të këtij organi, pavarësisht rëndësisë qartazi kyçe të funksioneve të tij. Ka një dispozitë për kryerjen e hetimeve nga Byroja Kombëtare e Hetimit, institucion për të cilin thekson Venecia nuk është i njohur në kushtetutë , nën drejtimin e prokurorëve të Strukturës së posaçme anti-korrupsion.