Ashtu siç ishte lajmëruar në ambientet e teatrit Skampa janë zhvilluar homazhe në nder të aktorit të madh Demir Hyskja, i ndarë nga jeta mëngjesin e të shtunës.
Qytetarë të Elbasanit, të njohur, miq, aktorë të skenës dhe ekranit i janë bashkuar homazheve në nder të ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Mesazhe ngushëllimi, dhimbje dhe lot janë përcjellë në këtë ditë dhimbjeje për artin dhe për të gjithë ata që e njohën nëpërmjet ekranit dhe nga afër Demir Hyskjan.
Drejtues lokalë, deputetë dhe personazhe të njohur kanë bërë homazhe duke i dhënë kështu lamtumirën e fundit personazhit të dashur të filmit shqiptar që do të mbetet gjithmonë në kujtesë me imazhin dhe lojën e tij artistike.
Në homazhe ka marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Kryetari i Parlamentit nënvizoi se ?Demir Hyskja përfaqëson atë plejadë vezulluese të artistëve të mëdhenj që në kohë të vështira bënë art të madh për popullin por edhe për vlerat dhe trashëgiminë që kanë lënë për brezat?. ?Ikja e Demir Hyskes ishte një humbje e madhe që i ka trishtuar të gjithë. Demir Hyskja ishte një aktor i madh e njëkohësisht mjaft popullor. Ai ka bërë gjithçka për të krijuar role të vërteta të pavdekshëm. Ai ka shprehur shpirtin e popullit tonë", tha Meta.