Report TV - Rivlerësimi i pasurive hyn në fuqi më 20 gusht, ja sa ulet tatimfitimi

Report TV 2016-09-25

Views 0

Procesi i rivlerësimit të pasurive do të nisë më 20 shtator dhe do të jetë i vlefshëm deri më 28 shkurt të vitit 2017. Përmes rivlerësimit të pasurive, çdo person do mund të zbresë në masën 2 % tatimfitimin që paguhet për shitjen e pasurive. Ndryshimet ligjore të sapo publikuara në Fletoren zyrtare përcaktojnë që Tatimi që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 2% e bazës së tatueshme.

Kjo do të thotë se përmes rivlerësimit, një individ mund të ulë në 2% nga 15 % që e parashikon ligji tatimin mbi fitimin që paguhet për këto transaksione. Ndërkohë që bizneset për këtë rivlerësim, paguajnë 3 % të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme.

Në terma praktikë, nëse se kemi të bëjmë me një pronë apo apartament me vlerë të regjistruar 90 mijë euro dhe çmimi i shitjes do të jetë 100 mijë euro, aktualisht familja detyrohet të paguajë 15% të diferencës, e cila është 10 mijë euro, pra, 1500 euro taksa. Duke bërë rivlerësimin totali i tatimit për t?u paguar është 2%, që për rastin e mësipërm shkon 200 euro.

Share This Video


Download

  
Report form