Report TV - “Sekuestrohen” dy arinj të vegjël në Sarandë, i dorëzohen Bashkisë Tiranë

Report TV 2016-09-25

Views 2

Një person është arrestuar dje në Sarandë, pasi mbante 2 arinj të murrmë 5 muajsh në robëri dhe kushte të këqija duke i ekspozuar për përfitime monetare në bregdet. Që sot ato do t?i kalojnë Bashkisë së Tiranës dhe do të akomodohen në kopshtin zoologjik.

Sipas kreut të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit janë identifikuar pas një fushatë të ndërmarrë me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit në të gjithë vendin të gjithë arinjtë që keqtrajtohen për qëllime biznesi, por po strehohen vetëm që ndodhen në kushtet më ekstreme.

Ndërsa kreu i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit Blendi Gonxhe u shpreh se së shpejti Bashkia do të krijojë një habitat natyror në parkun e Dajtit.

Puna për ngritjen e të parës qendër strehimore për arinjtë në Shqipëri nisi në mars me nënshkrimin e një Marrëveshje midis Ministrisë së Mjedisit dhe Fondacionit ?Four Paws?, i cili do të ofrojë asistencë teknike.

Ndërkohë arinjtë që mbaheshin në robëri janë dërguar gjatë këtij viti dhe në kopshtet zoologjike të Greqisë, Gjermanisë e Italisë.

Share This Video


Download

  
Report form